Nga data 1 shtator qyteti i Durrësit do të paguajë tarifa më të shtrenjta për konsumimin e ujit. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar aplikimin e ujësjellësit të Durrësit për rritjen e tarifave të furnizimit me ujë të pijshëm për këtë qytet. Kërkesa pati marrë më parë dhe opinionin pozitiv të Këshillit Bashkiak të Durrësit. Rritja më e madhe është për konsumatorët familjare për të cilët një metër kub ujë do të kushtojë 70 lekë nga 61 lekë që ishte. Ndërkohë për bizneset dhe sektorin publik rritja është 5 lekë për metër kub. Paralelisht fatura e ujit ka pësuar rritje edhe për pjesën e kanalizimeve. Për familjarët tarifa shkon nga 37 lekë për metër kub në 50 lekë/m3. Rritje më të moderuar ka dhe për biznesin dhe sektorin publik. Njëkohësisht çdo klient do të paguajë 100 lekë në muaj si tarifë fikse. Këto tarifa kanë si objektiv sipas Entit Rregullator të Ujit, uljen e humbjeve, një furnizim për 7 orë e gjysmë në ditë me ujë dhe rritjen e arkëtimeve. Vendimi hyn në fuqi me 1 shtator dhe do të zgjasë për 4 vite.
Tarifat
Tarifat e furnizimit me ujë Bashkia Durrës
Konsumator familjar ishte: 61 lekë/m3; bëhet: 70 lekë/m3
Konsumator publik ishte: 115 lekë/m3; bëhet: 120 lekë/m3
Konsumator privat ishte: 125 lekë/m3; bëhet: 130 lekë/m3
Tarife fikse 100 lekë në muaj
Tarifat e largimit të ujërave të ndotura Bashkia Durrës
Konsumator familjar ishte: 37 lekë/m3; bëhet 50 lekë/m3
Konsumator publik ishte: 54 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3
Konsumator privat ishte: 56 lekë/m3; bëhet 60 lekë/m3