INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet importi i vajit të dëmshëm të palmës

Rritet importi i vajit të dëmshëm të palmës

Publikuar më: 09:51 23-08-2017

Vaji i dëmshmëm i palmës ka nisur të përdoret në masë në vendin tonë. Këtë e tregojnë të dhënat në lidhje me importet e vajit të palmës që në 2016 arritën mbi 2.7 milionë kilogramë duke u rritur me 10.5 % krahasuar me 2015 e ky është një nivel rekord. Të dhënat e Doganave tregojnë për një tendencë të fortë rritjeje të paktën që nga viti 2014 kur importet regjistruan vlerën 984 mijë kilogram.
Bazuar në statistikat e popullsisë, konsumi i vajit të palmës arriti në gati1 kg për frymë në vitin 2016, nga vetëm 20 gram për frymë që llogaritej në vitin 2000.
Statistikat globale tregojnë se Malajzia dhe Indonezia llogariten për rreth 90% të prodhimit global të vajit të palmës dhe eksporteve, të favorizuara nga shirat tropikale. Nga studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e produkteve në marketeve kanë në përbërje vajin e palmës. Madje ai përdoret dhe në produktet e kozmetikës deri dhe tek ato farmaceutike.
Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.
Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative po më e sigurta është që vaji i palmës bën të shtoni më shumë në peshë, pasi ka shumë yndyrë dhe ndikon në rritjen e nivelet të kolesterolit. Së fundmi është hedhur dhe një tezë që nëse konsumohet shumë ndikon dhe në shfaqjen e tumoreve.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262