INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet interesi i shqiptarëve për kulturën dhe artin

Rritet interesi i shqiptarëve për kulturën dhe artin

Publikuar më: 13:17 05-08-2019

Në tremujorin e dytë të vitit 2019 vihet re një rritje e interesit të shqiptarëve për kulturë, si për shfaqjet, vizitat kulturore, si dhe librin.

Sipas statistikave të INSTAT, numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e dytë 2019 është 372, duke pësuar një rritje prej 28,3%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018.

Në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e dytë të vitit 2019, janë organizuar 18 premiera, pa pësuar ndryshim nga tremujori i dytë 2018.

Në këtë tremujor është rritur dhe numri i spektatorëve që kap shifrat 71.970, duke pësuar rritje me 46,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përsa i përket Institucione qendrore të artit dhe kulturës, në tremujorin e dytë të 2019, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 143 të tilla, 24 më shumë se viti 2018. Në këtë Institucion dhe numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë krahasuar me vitin 2018, ku për tre mujorin e dytë të 2019 e kanë vizituar 19.154, 30,3 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Pavarësisht se për Teatrin ka pasur përplasje të vazhdueshme për rindërtimin e tij, as aktorët as njerëzit duket se nuk e braktisën atë.

Sipas statistikave numri i vizitorëve është rritur dhe për objektet e trashëgimisë kulturore, ku gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e dytë 2019 ka pasur 331.767 vizitorë, duke shënuar një rritje me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

 Njerëzit në Shqipëri kanë frekuentuar dhe bibliotekat në këtë tre mujor të dytë të këtij viti.

Bibliotekën Kombëtare e kanë frekuentuar 37, 026 persona në tre mujorin e dytë të 2019, duke shënuar një rritje me 63,6% nga viti i kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768