INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet jetëgjatësia e të prekurave nga tumoret në gji, falë…

Rritet jetëgjatësia e të prekurave nga tumoret në gji, falë…

Publikuar më: 15:32 03-06-2019

Ndizen shpresat për gratë që janë të prekura nga kanceri në gji. Një ilaç që po shihet i efektshëm është zbuluar në SHBA. Pas testimeve të kryera, ekspertët thonë se pilula që merret rregullisht ditë pas dite nga të sëmurët, mund t’u ndryshojë jetën grave me kancer. Për fat ato jetojnë dhe më shumë vite se më parë.

Kur kanceri i gjirit ka avancuar dhe është përhapur dhe në organe të tjera, maksimumi pacientët kanë 2 deri në 3 vite jetë të mbetur.
Por, disa gra që i janë nënshtruar këtij trajtimi të ri janë ende gjallë edhe pas 7 vitesh. Në rastet e pacienteve ku tumori është përhapur në organe të tjera, pas marrjes së trajtimit nisin të zhduken gjurmët e tij nga trupi.
Rezultatet e këtij testimi janë publikuar ditën e djeshme në konferencën ‘American Society of Clinical Oncology’ dhe konsiderohen si një hap i madh për shtimin e rasteve të kurueshme të kancerit ose të paktën të shtohen vitet e jetës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562