INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rritet jetëgjatësia në botë. Mjekët mendojnë se do të shkojë deri në 120 vjeç [Video]

Publikuar më: 18:26 22-02-2017

Jetëgjatësia mesatare në shumë vende të botës do të rritet në mënyrë drastike brenda një dekade duke arritur në 90 vite parashikon, një studim.  Gratë në Korenë e Jugut parashikohet të arrijnë moshën 91-vjeç me nje rritje te ndjeshme deri në vitin 2030, kryesisht për shkak të investimeve në kujdesin e tyre shëndetësor. Ky shtet  udhëheq gjithashtu listën për moshën më të lartë të burrave që pritet të shkojë në 84-vjeç, 7 vite më pak se gratë. Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët e Kolegjit  Imperial në Londër në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, analizoi të dhënat afatgjata mbi tendencat e vdekshmërisë dhe të jetëgjatësisë.  Me këto të dhëna parashikuan se si jetëgjatësia do të ndryshojë në 35 vendet e industrializuara deri në vitin 2030. Studimi tregon se njerëzit do të thyejnë barrierat duke jetuar më gjatë se 90 vite.  Shtetet e Bashkuara do të kenë një nga normat më të ulëta të jetëgjatësisë  në botën perëndimore, si rezultat i numnrit të ulët të fëmijëve dhe vdekshmërisë maternale, vrasjeve dhe obezitetit. Norma e jetesës për  SHBA, vend me të ardhura të larta, do të jetë 80 për meshkujt dhe 83 për femrat. Francezet me një mesatare prej 89, dhe zviceranet, deri ne 84 vite. Në fund të listës u renditën Maqedonia për jetëgjatësi te gratë deri ne rreth 78 vite , dhe Serbia për meshkujt në rreth 73. Ekspertët besojnë se jetgjatësia do të rritet edhe më shume, e njerezit do të mbijetojë deri ne te 120-tat.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498