INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet me 9.1% paga minimale dhe maksimale

Rritet me 9.1% paga minimale dhe maksimale

Publikuar më: 13:11 30-05-2017

Duke nisur nga muaji qershor pagat maksimale dhe minimale do te rriten me rreth 9.1%, me konkretisht nga 22 mijë do të shkoj 24 mijë lekë dhe paga maksimale nga 97,000 lek do bëhet rreth 151.000 lek. 
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Paga minimale

Me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave duke filluar nga muaji maj paga minimale në shkallë vendi është bërë 24 000 leke në muaj nga 22 000 leke që ishte, me një rritje prej rreth 9,1 %.

Bazuar në nenin 10 te ligjit nr 7703, date 11,5,1993 “ Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të sipërshënuar, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe pagës maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi.

Sa sipër; paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data e hyrjes ne fuqi te vendimit e në vazhdim, do të jetë, si më poshtë vijon:

a) jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe deri në 105 850 (njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e punësuar;

b) jo më pak se sa paga minimale, e barabartë me 24 000 (njëzet e katër mijë) lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 105 850 (njëqind e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë, për personat e vetëpunësuar;

c) e barabartë me pagën minimale mujore prej 24 000 (njëzet e katër mijë) lekësh, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuar punon e bashkëjeton ligjërisht;

Paga minimale ne shkalle vendi prej 24 000 leke e lart shërben edhe për llogaritjen dhe pagimin e kontributit shëndetësor.

Tatimet kanë sjellë përmbajtjen e nenit 10 te ligjit nr. 7703, date 11,5,1993 “ Për Sigurimet Shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607