INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet me hapa të ngadaltë prodhimi, veçohet ndërtimi

Rritet me hapa të ngadaltë prodhimi, veçohet ndërtimi

Publikuar më: 11:21 25-07-2019

Kapacitetet prodhuese nga biznese janë përmirësuar disi, po rritja nuk është ende e qëndrueshme. Banka e Shqipërisë, për këtë tregues ka dhënë detaje për 3-mujorit të dytë të vitit 2019. Rezulton se bizneset në sektorët e ndërtimit dhe të tregtisë i shfrytëzuan më shumë potencialet e tyre dhe për këtë patën përmirësim, ndërsa në industri dhe shërbime pati një rënie krahasuar me 3-mujorin e parë.

Më konkretisht, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e ndërtimit për 3-mujorin e dytë rezultoi në rreth 66.8%. Kjo është më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, me 6.8 pikë përqindje.
Edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rritje, me 2.1 pikë përqindje.
Megjithatë, kjo normë qëndron në nivelin 73.3% dhe është rreth dy pikë e gjysmë poshtë mesatares historike.
Ndërkaq norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin e industrisë rezultoi 76.7% ose 0.3 pikë përqindje më e ulët se një 3-mujor më parë.
Krahasuar me tremujorin e parë, edhe bizneset e shërbimeve raportuan një rënie të lehtë të shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875