INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet niveli i ndërhyrjeve kirurgjike te gratë vetëm për t’u dukur bukur në rroba sportive [FOTO]

Rritet niveli i ndërhyrjeve kirurgjike te gratë vetëm për t’u dukur bukur në rroba sportive [FOTO]

Publikuar më: 13:33 21-05-2019

Ndërhyrjet kirurgjikale po përhapen çdo ditë e më shumë në trupin e femrave dhe po ashtu të meshkujve.
Pjesa që asnjë femër nuk e duron dot në trupin e saj është pjesa dhjamore.
Sipas një kirurgu kozmetik, shumë gra po kërkojnë të kryejnë procedurën kirurgjike të heqjes së dhjamit, kjo që të duken bukur në rrobat sportive që janë në trend.
Rajiv Grover, nga Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë, thotë se të dhënat më të fundit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se proçedurat janë rritur për 12% në një vit, nga 2,039 në vitin 2017 në 2,286 në vitin 2018.
Ai paralajmëroi se nuk kishte asnjë rregullim të shpejtë për të luftuar këtë.
Po ashtu thotë se, kirurgjia ka rreziqe, po ashtu edhe përfitime, por se duhet të jetë një “mjet i fundit”.
Ja proçedura e heqjes së dhjamit (Liposuction):
Kjo procedurë heq qelizat yndyrore, por nuk zëvendëson humbjen e peshës
Nuk ndalon shtimin në peshë
Sasia e yndyrës që mund të hiqet nga një zonë është e kufizuar nga ajo çka është e sigurt
Mund të mos jetë e mundur të pakësoni një zonë aq sa dëshironi
Përdoret për të ndryshuar konturet e pjesëve të trupit si kofshët dhe beli

liposuction-procedure-1200x538-768x344.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939