INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë në 3 muajt e parë të vitit! Shteti më i preferuar nuk është më Gjermania

Rritet numri i azilkërkuesve shqiptarë në 3 muajt e parë të vitit! Shteti më i preferuar nuk është më Gjermania

Publikuar më: 09:56 24-06-2019

Shqiptarët vijojnë të “trokasin në dyert” e botës për të përfituar azil. Në krahasim me 3 muajt e parë të 2018 në të njëjtën periudhë të këtij viti kërkesat për azil janë rritur me 26%. Ose numri lëvizi nga 1.310 në 1.645.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat vlerësohen si shqetësuese. Rreth 43% e totalit, aplikuan për azil në Francë. Për momentin shteti francez ndjek politika më të lehta në lidhje me azilantët dhe prej kohësh Franca është bërë destinacion kryesor i shqiptarëve. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8.280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian.
Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve.
Po vitet fundit shqiptarët po synojnë më shumë Francën, pasi familjet kanë më shumë lehtësi për të rritur fëmijët.
Për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët në të gjitha vendet e BE-së është 178.515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve.
Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922