INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i femrave biznesmene/ Shumica e ''shefeve'' dominojnë në Tiranë

Rritet numri i femrave biznesmene/ Shumica e ''shefeve'' dominojnë në Tiranë

Publikuar më: 11:18 16-06-2019

Nga viti në vit numri i femrave që drejtojnë biznese po vjen në rritje. Mbi 15 mijë biznese në Tiranë drejtohen nga femrat.

Pavarësisht se numri i femrave që drejtojnë biznese ka ardhur në rritje, akoma në Shqipëri meshkujt në krye të një biznesi janë më shumë. Konkretisht 15.467 biznese kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore.

Referuar të dhënave të publikuara nga Bashkia Tiranë, duke bërë një analizë që nga viti 2010, sipërmarrjet e drejtuar nga meshkujt kanë pasur luhatje të vazhdueshme, ndërsa në vitin 2018 kanë pësuar rritje, ku llogariten 31.090 biznese të drejtuara nga gjinia mashkullore.

Por ndryshe ka ndodhur me ato ndërmarrje që drejtohen nga femrat. Kështu, nga 10.936 subjekte në vitin 2010, rritja ka qenë progresive nga vitit në vit, ndërsa në 2018-ën ka pasur një rënie krahasimisht më vitin paraardhës.

Në rang kombëtar, rreth 121 mijë subjekte janë në pronësi të gjinisë mashkullore, dhe rreth 1/3 apo 41.825 prej tyre në pronësi të femrave.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109