INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i grave kredimarrëse në Shqipëri

Rritet numri i grave kredimarrëse në Shqipëri

Publikuar më: 11:35 15-08-2019

Në Shqipëri në mentalitetin e familjeve është burri ai që merr më shumë përgjegjësi dhe rrisqe ndërsa gratë më pak. Megjithatë ky realitet duket se po ndryshon me kalimin e kohës pasi dhe gratë kanë filluar të japin kontributet e tyre në familje.

Përsa i përket gjinisë së marrjes së kredive në vendin tonë akoma dominojnë meshkujt, por përqindja e femrave kredimarrëse sa vjen dhe po rritet.

Sipas INSTAT, burrat përgjigjen për 69% të vlerës së kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë në 2018-n, ndërsa gratë vetëm për 31% të tyre. Për të dyja gjinitë në raport me një vit më parë, kreditë shënuan rritje.

INSTAT thekson në raport me vitin 2013 gratë kanë rritur peshën e tyre në kreditë e marra. Në 2013-n, kredia e marrë nga gratë ishte sa një e katërta e kredisë së dhënë për të dyja gjinitë.

 Ndërkohë INSTAT raporton se për vitin 2018, numri i kredive ka qenë më i vogël, por shuma e kredive ka qenë më e lartë.

Kështu në krahasim me një vit më parë, numri i kredive të marra nga burrat ishte 527 mijë, rreth 29% më pak se një vit më parë. Por edhe pse numri i kredive dhe i kredimarrësve burra ka qenë më i ulët, në vlerë kredia ka shënuar rritje me 2.2 herë.

Po ashtu ka ndodhur dhe te gratë. Te kredimarrësit gra, numri i kredive të lëshuara gjatë 2018-s ishte 378 mijë, dhe janë marrë nga 193 mijë gra, apo 18% më pak. Ndërsa në vlerë është rritur me 2.3 herë.

Article Logic
Execution time: 0.003032922744751