Në krahasim me vitin e kaluar, numri i miliarderëve në botë është rritur, nga 1645 në 1826, ndërsa në total pasuria e tyre kap shifrën marramendëse të 7 trilionë dollarëve.
Bill Gates është sërish më i pasuri në planet në renditjen vjetore të revistës prestigjioze “Forbes”. Pasuria e Gates vlerësohet të jetë rritur në 79.2 miliardë dollarë, në krahasim nga 76 miliardë dollarë që ishte një vit më parë.
Carlos Slim Helu, sipërmarrësi meksikan i telekomunikacionit, është i dyti në radhë, me një pasuri prej 77.1 miliardë dollarësh, ndërsa pas tij vjen presidenti i “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, me një pasuri prej 72.7 miliardë dollarësh.
Amancio Ortega, themeluesi i “Zara”-s, renditet i katërti, me 64.5 miliardë dollarë pasuri.
“Forbes” shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të miliarderëve, 536 gjithsej, ndërsa Kina ndjek me më pak se gjysmën, 213. Pas saj renditen Gjermania me 103 miliarderë dhe India me 90.
1 - Bill Gates – $79.2 miliardë (Microsoft)
2 - Carlos Slim Helu – $77.1 miliardë (Manjat i telekomunikacionit në Meksikë)
3 - Warren Buffett – $72.7 miliardë (Investitor)
4 - Amancio Ortega – $64.5 miliardë (Zara dhe kompani të tjera të modës)