INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të infektuarve nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 20 viktima!

Rritet numri i të infektuarve nga CORONAVIRUS në Shqipëri, 20 viktima!

Publikuar më: 17:07 05-04-2020

Shkon në 361 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të reja me COVID19, mes të cilëve dhe një fëmijë.
Numri i viktimave është 20, ndërkohë numri i personave është shëruar është 104.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se rritja e numrave gjatë ditëve të fundit lidhet me mos respektimin e rregullave nga qytetarët. Numri i personave që ndodhen në terapi intensive në Spitalin Infektiv është 5. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665