INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të prekurve me CORONAVIRUS, 26 viktima në Shqipëri!

Rritet numri i të prekurve me CORONAVIRUS, 26 viktima në Shqipëri!

Publikuar më: 11:32 17-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me pandeminë globale të COVID-19. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 253 teste, prej të cilëve janë konfirmuar 21 pozitivë duke e çuar numrin e të prekurve në vend në 539. Lajmi u bë publik nga drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila shtoi se numri i qytetarëve që kanë mposhtur me sukses pandeminë globale të COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 283.

"Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara. Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive",tha Fico.

Aktualisht në spitalet COVID në vend po marrin mjekim 43 pacientë, ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

"Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë", shtoi ajo.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë 245 raste

- Durrës 42 raste

- Lushnje 6 raste

- Elbasan 16 raste

- Fier 35 raste

- Kavajë 9 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 19 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 94 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 13 raste

- Krujë 11 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 5 raste

- Mirditë 3 raste

- Kukës 9 rast

-Mallakastër 1 rast

- Kurbin 2 raste

Ministria e Shëndetësisë si çdo ditë tjetër, edhe këtë të premte ka ftuar qytetarët që në rast se kanë shenja apo simptoma me COVID-19, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", shtoi Fico.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102