INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rritet numri i të prekurve nga gripi. Ekspertët këshillojnë...[VIDEO]

Publikuar më: 16:00 10-01-2018

Edhe pse ende nuk mund të themi se jemi në prag epidemie të gripit, ekspertët e ISHP theksojnë se numri i të prekurve nga gripi stinor ka pësuar rritje. E si rezultat i komplikacioneve disa janë shtruar dhe në spitale. Sipas epidemiologut, Artan Simaku numri në një javë i të sëmurëve që i janë drejtuar qendrave shëndetësore dhe spitaleve është rreth 11 mijë dhe që të quhet epidemi duhet që të jetë afro 18 mijë të diagnostikuar me grip. ‘’Po qarkullojnë dy viruse, tipit B dhe nëntipi AH1. Këto dy viruse përmbahen tek vaksina dhe aktualisht aktiviteti i gripit nuk ka arritur pikun,’’ tha eksperti Simaku.
Ai shton se ende jemi në kohë për të bërë vaksinën, e cila siguron mbrojtje të lartë nga gripi deri dhe në 70%. Simaku sqaron dhe se cilat grupe e kanë të domosdoshme vaksinën: ‘’Të vaksinohen grupet e riskut, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.’’
Këtë fillim viti gripi nuk ka gjetur përhapje të gjërë dhe për faktin se temperturat kanë qënë më të larta se një vit më parë ku dhe për 3 javë vendi ynë u përfshi nga epidemia e gripit. Madje gripi dhe komplikacionet e tij në 2017 morrë dhe disa jetë njerëzish.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449