INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të rinjve që jetojnë me prindërit. Djemtë mbajnë rekord

Rritet numri i të rinjve që jetojnë me prindërit. Djemtë mbajnë rekord

Publikuar më: 16:03 17-12-2018

Rritet numri i të rinjve që ende jetojnë me prindërit. Kështu të dhënat zbulojnë se vitin e kaluar, 18-34 vjeçarët që jetonin ende në shtëpi me prindërit e tyre zinin 66.4% të totalit, 0.6% më shumë se një vit më parë. Kjo është shifra më e lartë në BE pas Kroacisë, Maltës dhe Greqisë, në krahasim me një mesatare evropiane prej 50%. Diferenca krahasuar me pjesën tjetër të Evropës rritet për grupin e 25 -34 vjeçarëve. Dhe nëse në Itali grupimi midis 25-34 vjeç jetojnë me prindërit pothuajse një në dy të rinj (49.3%) për qindja është 14.9% në Britani, 13.5% në Francë dhe 17.3 % në Gjermani, ndërsa në vendet e Evropës Veriore mbetet nën ose pak mbi 10% (Suedia në 6%, Holanda me 11.4%). Ata që e lënë me vështirësi shtëpinë e prindërve janë kryesisht djemtë e rinj. Italianët e moshës 18-34 vjeç që deklarojnë se jetojnë në shtëpi me nënën e tyre janë 72.7% të totalit, kundrejt 59.8% të grave në të njëjtin grup moshe krahasuar me 43.5% në Evropë. Hendeku rritet tek djemtë italianë 25-34 vjeçar, me 57.9% që jetojnë ende me prindërit (37.7% mesatarja e BE-së, 4.3% në Danimarkë) krahasuar me 40.6% të të grave të reja ndërsa në Europë shifrat janë 23.5% dhe 1.9% në Danimarkë. Për qindja është në rritje në Itali sidomos për burrat (nga 57.2% në 57.9%) ndërsa për femrat rritja është 0.3 pikë (nga 40.3% në 40.6%). Spanja i afrohet Italisë me 42.8% të të rinjve të moshës 25-34 vjeç që jetojnë në shtëpi me prindërit e tyre (49.1% në mesin e meshkujve).

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758