INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të shtruarve në spitalin infektiv! 15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri!

Rritet numri i të shtruarve në spitalin infektiv! 15 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri!

Publikuar më: 11:26 31-05-2020

Janë konfirmuar 15 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në këtë mënyrë numrin total të të infektuarve në 1136 në vendin tonë.

Rastet pozitive janë regjistruar: 11 në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.


Sipas përditësimit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste positive, ku 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Është bërë me dije gjithashtu se janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste, ndërkohë numri i të shtruarve në spital po rritet.

Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve. Pra, janë vetëm 232 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

“Në lidhje me ndërrimin e jetës të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qenë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”, është shprehur Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale – 16175

Testime molekulare – 14723

Testime serologjike – 1452

Raste pozitive – 1136

Raste të shëruara – 872

Raste Aktive – 232

Humbje jete – 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë – 148

Durrës – 27

Krujë – 17

Shkodër- 10

Kamëz 10

Mat 8

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833