INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të vdekurve nga cigaret elektronike, ja problemet që shkakton pirja e tyre

Rritet numri i të vdekurve nga cigaret elektronike, ja problemet që shkakton pirja e tyre

Publikuar më: 17:12 07-09-2019

Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 450 persona janë shtruar në spital me probleme serioze respiratorë dhe dyshohet se shkak janë bërë cigaret elektronike. Sipas autoriteteve të New Yorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E. 

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks.

Lidhur me këto probleme shëndetësore që po shfaqen nga pirja e cigares elektronike, autoritetet në SHBA bëjnë thirrje që të mos konsumohet më.

Deri tani numërohen 5 persona që kanë humbur jetën si shkak i problemeve të rënda në mushkëri.

Personi i fundit që ka ndërruar jetë është një 55-vjeçar nga Kalifornia. Ndërsa, viktima e parë u regjistrua në korrik në Oregon. Që prej atëherë, njerëz kanë ndërruar jetë edhe në Illinois, Indiana dhe Minnesota.

Tashmë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos i përdorin cigaret elektronike derisa të zbulohet se çfarë po i shkakton rastet e sëmundjeve të mushkërive.

Article Logic
Execution time: 0.0014328956604004