Thellohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kerala të Indisë. Një zyrtar shtetëror tha për AFP se 106 njerëz kanë vdekur, ndërsa Economic Times në Indi raporton se janë 114 persona. Ekipet e shpëtimit luftuan me shirat e rrëmbyeshëm për të shpëtuar banorët, ku gati 150.000 prej tyre raportohet se ishin të pastrehë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin mbuluan nga dherat pas rrëshqitjes së tokës. Me shtimin e reshjeve të shiut dhe me alarmin e shpallur në vend, aeroporti kryesor thuhet se është mbyllur deri në 26 gusht. Ndërkohë qindra ushtarë po punojnë për shpëtimin e njerëzve në zonat e përmbytura. Qeveria i ka kërkuar banorëve të mos injorojnë urdhrat e evakuimit, ndërsa po vijon shpërndarja e ushqimeve për dhjetëra mijëra njerëz që kanë arritur të shkojnë në zona më të larta.