INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë, ja cili është destinacioni i tyre i preferuar

Rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë, ja cili është destinacioni i tyre i preferuar

Publikuar më: 11:00 20-04-2017

Vitet e fundit Shqipëria po shikon një zhvillim të dukshëm në fushën e turizmit, dhe sipas një statistike të fundit të INSTAT është faktuar se në tre muajt e këtij viti numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 7% në krahasim më një vite më parë.
Sipas raportit numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë, përgjatë kësaj periudhe rezulton të jenë nga Kosova me 33,4 %, duke pasuar hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 16,5 %, Greqia me 13,7 %.
Relievi i pa eksploruar i Shqipërisë ka tërhequr dhe vëmendjen e medieve të huaja të cilat kanë radhitur Shqipërinë si një nga destinacionet që nuk duhet lënë pas.
Një artikull i fundit vjen dhe nga "Mondo Viggare" e cila ka shkruar një artikull me titullin "Shqipëria që nuk prisni" dhe në këtë artikull qyteti që është veçuar si vendi që nuk duhet humbur është Ksamili.
Kjo rritje në turizëm ka tërhequr dhe vëmendjen e investitorëve të huaj që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0025749206542969