Rritet numri i viktimave nga tragjedia që ka goditur Greqinë.
Së fundmi mediat vendase raportojnë se numri i të vdekurve shënon më shumë se 60.
11 trupa të pa jetë janë gjetur pak minuta më parë në resortin e Mattit.
Mediat thonë se katër persona se fundmi u gjetën në një makinë të djegur, ndërsa katër të tjerë u gjetën në një shtëpi aty pranë, e 2 trupa të tjerë u zbuluar poshtë në kodër.
Viktimat e gjetur në një shtëpi, ishin një nënë me dy vajzat e saj të vogla, 5 dhe 6, dhe gjyshja e familjes, e cila doli jashtë shtëpisë në pyll për të shpëtuar, por nuk ia doli.
Një person tjetër u gjet i vdekur në një makinë jashtë tavernës, Argyri Akti.
Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ne krahët e nenave te tyre te përqafuar, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.