Policia ka konfirmuar se janë ekzekutuar 3 prej autorëve të sulmit.
Sipas Daily Mail deri më tani janë shpërndarë fotot e dy atentatorëve të shtrirë në rrugë, para Borough market, njeri prej tyre është mbështjellë me eksplozivë, ndërsa tjetri mban veshur një fanellë të Arsenalit. Sulmi i parë u shënua në ‘Urën e Londrës’ ku një furgon kaloi në trotuar dhe mori përpara dhjetëra kalimtarë. Sulmi i dytë u shënua në Borough Market, ku pati të shtëna me armë, pasi policia ekzekutoi 3 terroristët. Sulmi i 3-të u raportua në Vauxhall, por ende nuk është konfirmuar të jetë terrorist.