INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i viktimave nga sulmi në Londër, ky është agresori [FOTO]

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Londër, ky është agresori [FOTO]

Publikuar më: 19:27 22-03-2017

Tre kalimtarë dhe një oficer policie konfirmohet të kenë humbur jetën nga sulmi i sotëm terrorist pranë Parlamentit në Londër.

Ndërsa mediat britanike kanë publikuar fotot e personit të dyshuar që përplasi dhjetëra njerëz me makinë e më pas sulmoi me thikë oficerin e policisë pranë godiëns së Parlamentit britanik.

Personi duket i shtrirë në barelë pasi është qëlluar nga policia. Ai duket pa bluzë dhe me mjekër, ndërsa disa media raportojnë se është me origjinë nga shtetet arabe.

Agresori me thikë, i përshkruar si një aziatik rreth të 40-ave, arriti të futej në kopshtin e Parlamentit dhe ka gjuajtur me thikë një oficer policie, përpara se të qëllohej për vdekje. Oficeri, ka humbur jetën në spital pas këtij sulmi me thikë.

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën dhe më më shumë se 20 persona thuhet se janë goditur me automjet “4x4” në urën “Ëestminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326