INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet puna në të zezë, 70% e sektorit të ndërtimit i ka punonjësit informal

Rritet puna në të zezë, 70% e sektorit të ndërtimit i ka punonjësit informal

Publikuar më: 11:36 21-06-2017

Niveli i lartë i papunësisë është një problematike kryesore më të cilën përballet shoqëria në Shqipëri. Por po kaq shqetësuese janë edhe te dhënat për punën informale apo ashtu siç njihet puna ne te zeze.
Pas përfshirjes së procesit të formalizmit në skemën e sigurimeve shoqërore u pa një shtim prej 157 mijë persona mirëpo specialistët tregojnë se kjo nuk është shifra reale e te punësuarve dhe se ka ende shumë për të bërë.
Sipas një publikimi të fundit të INSTAT është një përqindje shumë e lartë e punonjësve që punojnë në të zezë.
Nivelin më te lartë e mban sektori i ndërtimit me 70%, sektori i industrisë me 48 % dhe sektori i shërbimeve me 35%.
Sipas ministrisë së financave, të ardhurat nga sigurimet kanë mbetur në nivelin e 4% të PBB, një shifër sa gjysma e mesatares së rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764