INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet rreziku terrorist në portet italiane, shtohen masat e sigurisë

Rritet rreziku terrorist në portet italiane, shtohen masat e sigurisë

Publikuar më: 14:10 12-08-2016

Ministria e Brendshme italiane ka vendosur në të gjitha portet italiane alarmin e sigurisë nga rreziku terrorist i nivelit 2. Prej ditës së sotme në portet italiane ka hyrë në funksion operacion i ri i sigurisë i emërtuar “Mar Sec” që parashikon shtimin në 50% të kontrolleve ndaj mjeteve e pasagjerëve që kalojnë në këto porte e praktikisht 1 në çdo 2 udhëtarë apo automjet do të kontrollohet.

Do të kontrollohen gjithashtu të gjithë pasagjerët e automjetet që kalojnë dhe në zonën Shengen. Një vëmëndje e veçantë do t’i kushtohet portit të Barit, pasi këtu është vërtetuar se kanë kaluar më parë mjaft persona të lidhur me ngjarjet e sulmeve terroriste në Francë e Belgjikë.

Të gjithë emrat e pasagjerëve që do të kalojnë në këto porte do të regjistrohen në një database në shërbim të gjitha Shërbimeve të Inteligjencës Europiane. Ministria e Brendshme italiane ka në dispozicion një listë me emra të personave të dyshuar në lidhje me aktivitetin terrorist, ndaj të cilëve do të kushtohet një vëmëndje e veçantë si dhe ndaj personave që i shoqërojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512