IN SPORT
Rritet vlera e Milot Rashicës

Rritet vlera e Milot Rashicës

Publikuar më: 19:59 08-04-2016

Vlera e futbollistit shqiptar, Milot Rashica, që luan për skuadrën e Viteses është rritur në 2 milion euro, sipas faqes profesionale që merret me vlerat e futbollistëve,transfermarket.

19 vjeçari nga Vushtria i cili debutoi me Kombëtaren Shqiptare në muajin mars kundër skuadrës së Luksemburgut, është në listën e shumë skuadrave që dëshirojnë të kenë shërbimet e talentit shqiptar në ekipin e tyre. Një nga skuadrat më të përfolura për ta afruar Rashicën është skuadra e Napolit ku aktivizohet një tjetër lojtar i Kombëtares, mbrojtësi Elseid Hysaj.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346