INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Rriti fiktivisht pjesëmarrjen në zgjedhjet', PD do padisë Denar Bibën i KQZ-së

'Rriti fiktivisht pjesëmarrjen në zgjedhjet', PD do padisë Denar Bibën i KQZ-së

Publikuar më: 15:24 04-07-2019

Partia Demokratike thotë se disponon të dhëna të plota se si pjesëmarrja në votimet e 30 qershorit u rrit fiktivisht. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Rama dhe drejpërdrejtë nënkryetarin e KQZ, Danar Bibën.

“Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryeministri i vetëm në Europë që ka manipuluar edhe votimet e veta antikushteteise me 1 kandidat. Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba”, deklaroi Bardhi, duke shtuar më pas se PD do të bëjë kallzim penal lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.
“Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale! Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094