INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e çmimit të siguracioneve për automjetet, Konfindustria akuza AMF-së për korrupsion

Rritja e çmimit të siguracioneve për automjetet, Konfindustria akuza AMF-së për korrupsion

Publikuar më: 09:49 29-08-2016

Rritja e çmimit të siguracioneve të automjeteve është kundërshtuar jo vetëm nga radhët e politikës, siç ishte kryetari i Komisionit ët Ekonomisë Erjon Braçe, por nga Konfinduastria. Nëpërmjet një deklarate publike, Konfindustria thotë se për 2 vite janë rritur me rreth 300% çmimi i siguracioneve të automjeteve, e kjo për një arsyeje të fortë, gjendjes  oligomonopol të tregut të sigurimeve. Në këto kushte Konfindustria paralajmëron se do ti kërkojë Kuvendi rishkrimin e plotë të legjislacionit të funksionimit të institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij sektori, ndërsqa nuk kursen akuza të forta ndaj AMF.
Njoftimi për shtyp i Konfindustrisë:
“Konfindustria vlerëson, se rritja e njëkohshme e fundit nga të gjithë kompanitë e çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të makinave, shpreh qartësisht gjendjen oligomonopol të tregut të sigurimeve me pasoja të rënda për biznesin, qytetaret dhe ekonominë kombetare. Gjendja bëhet edhe me shqetësuese kur vlerëson, se në periudhë me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit të detyrueshëm janë rritur në pothuaj 300% për mbi 500 mijë automjete të biznesit dhe qytetarëve, me taktikën e faktit të kryer.
Ndërkohë në Shqipëri për raste të qarta dhe të përsëritura oligopol nuk ka asnjë veprim nga institucionet përgjegjëse si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencës, duke dhënë shenja të qarta të paaftësisë së plotë dhe deri në fenomenin e korrupsionit të shkallës me të lartë të "state capture/kapjes së shtetit".
Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, në varësi të të cilit janë institucionet e mësipërme, të ndërmarri sa më shpejt nismën për rishikim të plotë të legjislacionit dhe mënyrës sesi është ndërtuar dhe funksionon tregu i sotëm oligopol i sigurimeve, liberalizimin e tregut nëpërmjet kalimit nga sigurimi i "detyrueshëm" në "vullnetar" të automjeteve, hapjes së tregut për operatorë të rinj dhe shqyrtim të thelluar të punës së derisotme të AMF dhe Autoritetit të Konkurencës për mënyrën e zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm”

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609