INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e çmimit të ujit, këshilltari bashkiak i PD: Pasuron kontrata jo-transparente

Rritja e çmimit të ujit, këshilltari bashkiak i PD: Pasuron kontrata jo-transparente

Publikuar më: 18:37 25-07-2017

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD , Akil Kraja, sulmoi jo vetëm planin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të rritur çmimin e ujit por edhe faktin që në dëgjesën e këshillit bashkiak ftoi vetëm këshilltarë të majtë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, kur njëkohësisht bëhej dhe mbledhja e këshillit bashkiak, Kraja sqaroi se nuk ishte i pranishëm për shkak të mungesës së një ftese nga ana e Veliajt.

“Nuk jam i ftuar, ka mungesë transparence për një problem të përditshëm të shqiptarëve. Bëri një inskenim Veliaj të minutës së fundit, vetëm me këshilltarë të majtë, që mos ketë kundërshtime,” tha Kraja.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984