INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e pagave për uniformat e bardha, ja sa përfiton secila kategori

Rritja e pagave për uniformat e bardha, ja sa përfiton secila kategori

Publikuar më: 18:26 25-11-2016

Qeveria Shqiptare ka parashikuar një fond prej 1.3 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve. Do të përfitojnë gjithsej 4 650 mjekë dhe 13.765 infermierë që prej 1 marsit 2017. Rritja e tyre do të jetë deri në 35%. Përveç tyre dhe sanitarët do të kenë rritje rroge. Edhe mjeku roje do të marrë një shpërblim prej 10 %.

Ministri Beqaj ka pohuar gjithashtu se kush punon në shërbimet e urgjencës në çdo spital, në QSUT, Spitalin Universitar të Traumës, në dy maternitetet e Tiranës, po edhe për këdo që shërben për çdo lloj shërbimi reanimacioni, do të marrë edhe një shtesë tjetër 25% mbi pagën.

Qeveria ka ofruar bonus për mjekët që do të vetëofrohen për të punuar larg zonës së banimit duke u paguar me 200 mijë lekë (Të reja). Në veri të shqipërisë, kryesisht në zona të thella mungojnë mjekë specialistë,si në Pukë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Tropojë, Peshkopi dhe Bulqizë.

Article Logic
Execution time: 0.0032930374145508