INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritje pagash në disa kategori, Ahmetaj: Ja cilët përfitojnë

Rritje pagash në disa kategori, Ahmetaj: Ja cilët përfitojnë

Publikuar më: 11:11 26-10-2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat ka dhënë detaje se cilat janë ato kategori të cilat do të përfitojnë nga rritja e pagave duke përfshirë sektorë si shëndetësia, arsimi, mbrojtja, policët e burgjeve dhe trupi diplomatik.

Ai theksoi se në Shëndetësi përfitojnë: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliard lekë.

Arsim: 35 783 staf mësimor, 1.5 miliard lekë.

Burgje/ 3560 policë të burgjeve, 200 milionë lekë në vit.

Rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me rritje mbi 20%.

7% rritje pagash të mësuesve.

“Do të ketë rrritje pagash në shëndetësi dhe arsim, në mbrojtje dhe trupin diplomatik si dhe në sistemin penitenciar. Po ashtu, do ketë rritje të ndjeshme të pagave për diplomatët shqiptarë me mbi 20%.Bonusi i bebeve, nga ku parashikohet të përfitojnë mbi 30 mijë familje, do të ketë një fond total prej 2 miliardë lekësh. Do ketë rritje të pagave të mësuesve rreth 7% si dhe rritje pagash për gjyqtarët e prokurorët”, – shtoi ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377