Ish-zëvendësministri Taulant Muka këtë mbrëmje ka bërë publike një plagjiaturë tjetër, këtë radhë jo nga radhët e maxhorancës por të opozitës.
Pas Ogerta Manastirliut dhe Mimi Kodhelit me plagjiaturë është kapur dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Sipas denoncuesve, Kryemadhi të paktën ka kopjuar dy kapituj të një libri të huaj, pa e cituar për doktoraturën e saj tek Fakulteti i Ekonomikut.