INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrjetet sociale me alarm. Mjekët: Të lajmërohen përdoruesit nëse rrinë shumë gjatë [VIDEO]

Publikuar më: 11:54 19-05-2017

Instagram, Facebook, dhe Twitter duhet të shfaqin një shenjë paralajmërimi nëse përdoruesit qëndrojnë në faqet e tye për shumë kohë, thonë ekspertët e shëndetësisë. Ata duan që faqet e internetit të mediave sociale të instalojnë alarme, të cilat automatikisht të shfaqen në ekran pas një numri të caktuar orësh qëndrimi në to. Këto mesazhe do të përfshijnë informacion rreth varësisë dhe rreziqeve të mundshme të përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale. Rekomandimi është paraqitur nga Shoqëria Mbretërore e Shëndetit Publik - e përfaqësuar nga 6.000 mjekë, studiues dhe specialistë. Organizata është duke u shqetësuar gjithnjë e më shumë për faktin se mediat sociale po shfaqin pasoja te adoleshentët dhe të rinj, të tilla, si  ritme të larta ankthi, depresion dhe pagjumi. Një raport i publikuar nga organizata paralajmëron se mediat sociale janë më shumë problematike se cigaret dhe alkooli dhe po ndikojnë shumë në shëndetin mendor të të rinjve. Ata  përfshin në studim 1,479 të rinj të moshës 14 deri 24 vjeçare, të cilët e renditën Instagram si vendin më të dëmshëm të mediave sociale. Kjo është një faqe interneti ku përdoruesit komentojnë te fotot e njëri-tjetrit shpesh me fjalë mizore. Snapchat - një aplikacion ku përdoruesit dërgojnë fotot - u rendit i dyti ndërsa facebook ishte i treti, i ndjekur nga Twitter dhe më pas YouTube.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934