INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrjetet sociale “miku” i vetmisë

Rrjetet sociale “miku” i vetmisë

Publikuar më: 10:05 20-06-2016

Rrjetet sociale kohët e fundit janë kthyer në një varësi ndaj të gjithëve. Përdorimi i tyre sa vjen dhe rritet dita-ditës dhe shpesh herë duke zëvendësuar, jetën reale me atë virtuale.

Pavarësisht faktit se numri i miqve në rrjetet sociale mund të jetë 700 ose më tepër, këto nuk janë tjetër përveçse miq virtualë, ndërsa njerëzit sa vijnë dhe ndihen gjithnjë e më të vetmuar.

Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga Universiteti i Oksfordit, ka zbuluar se një person ka mesatarisht rreth 150 miq në Facebook, por vetëm rreth 14 prej tyre do të shprehin shqetësimin në qoftë se atij mund t’i ndodhë diçka e keqe.

Facebook dhe Twitter mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi të shoqëruar, kur në fakt nuk jemi aspak, sipas studimit. Një tjetër studim i kryer në vitin 2010 nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka zbuluar se personat nga mosha 18 deri në 35 vjeç kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar se sa personat mbi 55 vjeç.

Në kushtet e mediave sociale, ka studime të cilat tregojnë se si lidhjet që ne kemi krijuar përmes ekraneve tona nuk janë formësuar aq s a ne mendojmë se janë. Ndërsa ne mendojmë se këto mund të na bëjnë më të lidhur, në fakt ndodh e kundërta, ato na bëjnë të ndihemi më të vetmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951