Rrjetet sociale po bëjnë hapat e parë drejtë luftës kundër terrorizimit. Twitter ka njoftuar se ka pezulluar më shumë se 125 mijë llogari që lidhen më kërcënime dhe akte terroriste.
Sipas njoftimit të kompanisë Twitter, profilet e pezulluara kishin lidhje direkte, ose indirekte, me grupin terrorist ISIS.
Kompania bëri të ditur gjithashtu se ka shtuar numrin e ekipeve që vëzhgojnë aktivitetet të tilla në këtë rrjet, duke u përgjigjur në kohë reale.
“Ne kemi parë tashmë rezultate, duke përfshirë një rritje të pezullimit të llogarive, për ta zhvendosur këtë lloj aktiviteti jashtë Twitter-it”, thuhet në njoftim.
Qeveritë në mbarë botën, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar kompanive të rrjeteve sociale, mes tyre edhe Facebook-ut, që të marrin masa për parandalimin e aktiviteteve online të cilat promovojnë dhunë
Mbyllja e llogarive ka nisë që prej mesit të vitit 2015.