INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrjetet sociale...një mashtrim! Ja pensionisti

Rrjetet sociale...një mashtrim! Ja pensionisti "milioner" që mashtroi 18 mijë ndjekës! [VIDEO]

Publikuar më: 10:10 21-10-2016

A duhet të besojmë çfarë shohim në rrjetet sociale?

Jeta është shumë e bukur për Boris Bork, të paktën po të gjykosh nga profili i tij në Instagram.  Gjithçka rrotullohet rreth darkave fine, shoqëruesve tërheqëse, dhe aksesoreve prej playboy të vërtetë. Madje ai është shfaqur edhe një klip muzikor të një grupi të famshëm nga Moska. Por Boris nuk është një milioner. Ai është thjeshtë një krijim i konsulentit të marketingut Roman Zaripov. Zaripov dhe një mik i tij donin të krijonin një vip interneti shumë lirë. “Menduam se do të ishte interesante të krijonim të kundërtën totale të një pensionisti rus”- tregon Zaripov. Personazhi që kthyen në yll ishte Boris Kudryashov, një pensionist që jetonte me 195 dollarë në muaj. Jeta e trilluar e Boris mblodhi plot 18 mijë ndjekës në Instagramin e tij. Përfundimi është mahnitës me Zaripov që përmbyll i kënaqur: “Është e habitshme si mund të bësh dhjetëra mijëra të rritur të besojnë në një person që nuk ekziston”. Por edhe më e habitshme ndoshta është ajo që ne besojmë çdo ditë, nga Snapchat dhe Instagram deri në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0034887790679932