INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrjeti elektrik i amortizuar, në Berat investohen 1 miliard lekë [VIDEO]

Publikuar më: 09:41 27-02-2018

Amortizimi i rrjetit elektrik në vend ishte një nga problematikat e evidentuara nga qeveria Rama në mandatin e saj të parë. Investimet në këtë drejtim kanë qenë të shumta dhe sipas Kryeministrit vetëm në Qarkun e Beratit janë investuar plot 1 miliard lekë. Nëpërmjet një video të publikuar në facebook, Kryeministri sjellë transformimin e nënstacionit të ri elektrik në Çorovodë.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë?
Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera?”

Article Logic
Execution time: 0.0033590793609619