Pak ditë më parë supermodelja Gigi Hadid festoi në kushte karantine 25 vjetorin e lindjes, por duket se ditëlindja nuk qenka lajmi më i bukur i këtyre ditëve për Gigin dhe të dashurin e saj Zayn. Dyshja shumë së shpejti do të bëhen prindër, dhe pas pak muajsh do të takojnë fēmijën e tyre të parë. Burime për tabloidin TMZ bëjnë me dije se modelja është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe familjet përkatëse janë më të lumtur se kurrë. Marrëdhënia e tyre ka nisur që në 2015 dhe që prej atëherë marrëdhënia e tyre ka pasur ulje ngritje të vazhdueshme. Ata u rikthyen bashkë në fund të vitit që shkoi pas një periudhë shkëputjeje dhe mesa duket këtë herë i paskan gjërat seriozisht.