Vendi ynë rezulton me paga më të ulëta se mesatarja europiane. Sipas Wikipedia, e cila është bazuar në informacionet e marra nga FMN dhe Banka Botërore, në Shqipëri, paga mesatare neto është 347 euro në muaj. Në këtë nivel, paga mesatare e punonjësve shqiptarë është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Madje në krahasim me një vit më parë, paga mesatare e shqiptarëve ra me 2.1%. Në rajon renditemi të parët për paga të ulëta. Edhe në Kosovë, paga mesatare neto është më e lartë se në Shqipëri, ajo luhatet në rreth 405 euro, ndërsa pagën më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 509 euro në muaj.