INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rrokadë” në qeveri - Rama vendos të ndryshojë ministrat. Ja kush janë…

“Rrokadë” në qeveri - Rama vendos të ndryshojë ministrat. Ja kush janë…

Publikuar më: 11:43 16-02-2016

Shkarkime dhe zëvendësime në qeveri. Në mënyrë aspak të pritshme, Kryeministri Rama ka pezulluar nga detyra, Ministrin e Finacave, Shkëlqim Canin dhe e ka zëvendësuar me Arben Ahmetaj, që deri më tani mbante postin e Ministrit të Ekonomisë. E në vend të Ahmetaj emërohet Milva Ikonomi, e cila që në nisje të kësaj qeverie mbante postin e zëvendësminisitres së Shëndetësië.

Që nga nisja e qeverisë së të majtëvë, Rama nga të vetë nuk ka bërë thuajse asnjë lëvizje, i vetmi rast ka qënë, ai i Ministrit të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ilirian Celibashit, që dha vetë dorëheqjen dhe u zëvendësua me Ermonela Felaj.
Ndrësa aleati i qeverisë LSI, bëri i hapin e parë serioz me ndryshimin e një prej ministrave më kyç atë të drejtësisë, ndoshta dhe si shënjë për ti hapur rrugë lëvizjeve të ministrave të tjerë. E në fakt nuk kaloi shumë kohë dhe Rama bëri lëvizjen e fundit duke shkarkuar një tjetër ministër po kyç atë të Financave Canin.

Por Cani ndryshe nga ministrat e tjerë nuk dorëzoi mandatin e deputetit dhe kështu i ka siguruar vetes së vetë vazhdimësinë në politikë, duke u kthyer në parlament si deputet.

Article Logic
Execution time: 0.004256010055542