INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrokaj nga Vlora: LSI program konkret që mban fjalën

Rrokaj nga Vlora: LSI program konkret që mban fjalën

Publikuar më: 11:59 10-06-2017

Vlorës dhe gjithë Shqipërisë i duhen njerëz me integritet, njerëz që kanë deshirë dhe energji për një qeverisje më të mire. Kështu është shprehur nga Llakatundi kruyesuesi i listës së LSI Vlorë prof. Shezai Rrokaj teksa ka prezantuar programin elektoral dhe kandidatët e forcës poltike që perfaqeson.

"Unë mendoj bashkë me ekipin tim se Vlorës, Llakatundit dhe gjithë Shqipërisë i duhen njerëz me integritet, njerëz që e kërkojnë votën sepse kanë dëshirë, energji për një qeverisje më të mirë", u shpreh ai. 

Gjatë fjalës së tij Rrokaj u ndal në menyrë të vecant tek program i LSI për bujqesinë. Rrokaj premtoj subvencionim të 3 fishuar në raport me politikat aktuale dhe një treg të mbyllur.

"Ne gjykojmë se fermerët duhen mbështetur. Nëse nuk mbjellim këtu nuk kemi çfarë të konsumojmë as këtu e as në qytet. Jemi për një treg të mbyllur, që do të thotë të ketë mënyrën e mbjelljes, grumbullimit dhe frigoriferëve dhe gjithë transportin deri tek konsumatorit.

Sipas Rrokajt Llakatundi, Vlora dhe gjithë Shqipëria me 25 Qershor do të votojë LSI, sepse ka një program konkret dhe mban fjalën."

Article Logic
Execution time: 0.0021641254425049