INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rruga e Arbrit

“Rruga e Arbrit": Ahmetaj lajmëron nisjen e punimeve

Publikuar më: 13:24 15-11-2016

Pas rrëzimit të ofertës së Kompanisë kineze e cila do të vijonte punimet me “Rrugën e Arbrit”, ministri i Financave Arben Ahmetaj dha dje në Komisionin e Ekonomisë, lajmin për nisjen e punimeve.

 

Sipas Ahmetaj oferta e kompanisë kineze u kundërshuar pasi ishte në kundërshtim me interesin publik, por ai theksoi se “Rruga e Arbrit” do të ndërtohet me koncesion, dhe që deri në muajin maj do të përfundojë vlerësimi i ofertave.

“Në Ministrinë e Transporteve ka filluar një proces partneriteti publik-privat dhe ka avancuar me krijimin e komisionit. Unë besoj se deri në maj të vitit 2017, procedura të ketë mbaruar dhe në terren shpresoj të kenë filluar punimet. Ka pasur një përgjegjshmëri maksimale nga ana e qeverisë për ta rrëzuar ofertën e kompanisë kineze, që ishte në kundërshtim me interesin publik”, tha ndër të tjerat ministri Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.001737117767334