INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rruga e Kombit” me koncesion, ja fituesit e tenderit per mirëmbajtjen

“Rruga e Kombit” me koncesion, ja fituesit e tenderit per mirëmbajtjen

Publikuar më: 17:21 20-10-2016

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në kuadër të transparencës, me anë të një njoftimi për shtyp informon se Komisioni i Prokurimit Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për proçedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë.

Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing  LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.

Kujtojmë se kompania  “Catalyst Viva Das General Constructing LLC” ka paraqitur ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4.995.000 euro dhe kërkon kompensim prej 64.9 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482