INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga e kombit me pagesë. Ja sa do të paguajnë qytetarët

Rruga e kombit me pagesë. Ja sa do të paguajnë qytetarët

Publikuar më: 08:24 13-06-2017

Shumë shpejt qytetarët që do të përdorin rrugën e Kombit do tu duhet të paguajnë para për përdorimin e këtij aksi rrugor. Është Ministria e Transporteve e cila ka shpallur fitues kompanisë që do të menaxhojë rrugën e Kombit. Ministria e Transportit ka shpallur fituesin e garës për shërbimin e konsulencës lidhur me projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë, kompaninë “DOLSAR Engineering Inc. Co”. Ndërkohë ministria e Transporteve ka deklaruar se fondi limit për këtë shërbim do të jetë 485 milionë lekë (3.6 milionë euro), pa përfshirë vlerën e TVSH-së, financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Kompania Koncesionare, nga 50% secili, për një periudhë 5-vjeçare. Gjatë kësaj kohe, kompania, që do të operojë si një “inxhinier i pavarur”, do të mbikëqyrë dhe monitorojë zbatimin e Marrëveshjes së Koncesionit dhe të marrëveshjeve ose kontratave të tjera të lidhura.
Tarifa, për të cilën tashmë është rënë dakord midis palëve, do të jetë në masën e 5 eurove për makinat e vogla dhe do të rritet në mënyrë progresive për automjetet e mëdha.
Mësohet se në këtë tender kanë qenë pjesëmarrës 10 ofertues, kompani apo konsorciume. Oferta e “DOLSAR Engineering Inc.Co” është vlerësuar me 93.43 pikë dhe është identifikuar si oferta e suksesshme. Kompani të tjera janë skualifikuar për probleme me dokumentacionin.
Rruga e kombit do të jetë i pari aks rrugor në vendin tonë që do të nisë zbatimi i sistemit të pagesave për automjetet në rrugë kombëtare, në favor të mirëmbajtjes së saj. Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar ndërkohë se, sipas termave të marrëveshjes, qeveria shqiptare do të subvencionojë me 64.9 milionë euro konsorciumin “Catalyst”-Salillari-Kastrati, etj, që tashmë është shpallur fitues për të administruar me koncesion Rrugën e Kombit. Kështu, veç taksës që do të marrë nga automjetet, koncesionarit do t’i paguhet kjo vlerë në 13 vitet e para të kontratës, si pagesë direkte nga buxhetit i shtetit, në formë kompensimi për trafikun e munguar në autostradë.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499