INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga e prishur: Banorët bojkotojnë shkollën në Fier

Rruga e prishur: Banorët bojkotojnë shkollën në Fier

Publikuar më: 08:37 14-09-2016

Banorët e fshatit Kallm i Vogël në Fier, janë të vendosur për të bojkotuar shkollën në këtë vit të ri akademik, pasi rruga që i çon në godinën e shkollës është tërësisht e shkatërruar. Edhe në ditën e dytë të protestës prindërit, por edhe fëmijët ankohen se në rrugën që të çon për në shkollë, makinat nuk kalojnë. Në 25 vite nuk është investuar asgjë në rrugën e fshatut Kallm të Fierit, çka e ka bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm nga automjetët. E për të shkuar në shkollë, fëmijëve ju duhet të kalojnë nëpër gropa e baltë. Prindërit ankohen se fëmijëve i lagen këmbët dhe si pasojë detyrohen që disa orë të bëjnë mësim më këmbë të lagura.
Të vendosur për të protestuar, banorët e fshatit Kallm thonë se tubimi i tyre nuk ka afat, ndërsa paralajmërojnë protesta derisa shqetësimi i tyre të gjejë zgjidhje.
Nga fshati Kallm i Fierit janë 300 nxënës të cilët ndjekin shkollën nëntë vjeçare “Bakushe Visha”, e ila është 5 kilometra larg nga fshati. E rruga e shkatërruar është dhe problemi i parë i madh që hasin këta fëmijë, pasi sipas tyre dhe kushtet në shkollë janë shumë të këqija.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543