Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të prezantojë këtë mëngjes projektin e qeverisë për ndërtimin e aksit rrugor Lin-Pogradec. Në postimin e tij Rama shkruan se e ka gjetur këtë rrugë të nisur kuturu dhe të braktisur. Kryeministri ka publikuar pamjet e rrugës kombëtare e cila sipas tij më në fund doli në dritë (e gjetëm dhe këtë rrugëve të nisur kuturu, pa projekt e pa fonde, të braktisur pas daulleve të inaugurimit, si një korridor nën qiell të hapur mes ndërtimeve pa leje e pallateve të ndërtuara mbi gjol). Më tej Rama sqaron se “aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. Ai lajmëron se “shumë shpejt do të përfundojë edhe kontrata tjetër për veprën e gjysmë-tunelit panoramik prej 1 km, që do të mundësojë më në fund hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik”.