INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rrugaç, langaraq, legen, vrasës’. Fidel Ylli shpërthen kundër Luçiano Boçit

‘Rrugaç, langaraq, legen, vrasës’. Fidel Ylli shpërthen kundër Luçiano Boçit

Publikuar më: 15:23 04-06-2018

Ka përfunduar në përplasje dhe ofendime personale debati në komisionin e medias, ku ishte thirrur për të raportuar kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi, i cili u lëndua gjatë protestës së 26 majit. Ndiqni debatin më të fortë në komision mes demokratëve dhe socialistëve.

Degjeneron debati në komisionin e medias mes Luçiano Boçit dhe Fidel Yllit.
Luçiano Boçi:
“Mbylle more gojën kë akuzon vrasës ti, kujt i thua vrasës?”
Fidel Ylli:
“Po ti e di ça je? Langaraq”
Luçiano Boçi:
“Langaraq je ti”
Fidel Ylli:
“U bërë ti”
Luçiano Boçi:
“Legën, e u bëra”
Fidel Ylli:
“Rri mor aty”.
Luçiano Boçi:
“Mbylle gojën”.
Fidel Ylli:
“Mbylle ti gojën”
Luçiano Boçi:
“Kë quan vrasës ti mo?!”
Luçiano Boçi:
“Ti ke qenë organizator, legen”
Fidel Ylli:
“Legen je ti, langaraq. Je rrugaç ordiner”
Socialistët nuk kanë kursyer akuzat e rënda ndaj demokratëve, duke rikujtuar ngjarjen e rëndë të 21 Janarit.
Albana Vokshi:
“Do flasësh apo të ta heq fjalën”
Fidel Ylli:
“Po nuk ma heq dot fjalën”
Albana Vokshi:
“Ta heq që ç’ke me të”.
Fidel Ylli:
“Në botë nuk ma heq fjalën”.
Albana Vokshi:
“Dhe ki kujdes me ato që flet. Vrasës është ai atje përballë. Ai i ka vrarë 4. Ju i sollët”.
Fidel Ylli:
“Po gazetarin kush e solli”.
Albana Vokshi:
“Kërkoni falje atyre, mos hajdeni këtu dhe na thoni në vrasës. Do flasësh apo të ta heq fjalën. Fole për dhunën”.
FIdel Ylli:
“Po s'më lini ju se ju djeg”.
Albana Vokshi:
“Sot jeni shumë rëndë dhe po e tregoni me fyerjet dhe shantazhet ndaj opozitës. Ti nuk na shantazhon. Fole po mos fyej se unë ta heq fjalën”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102