INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugët me PPP, BERZH i shqetësuar, rrezikohet rritja e borxhit publik

Rrugët me PPP, BERZH i shqetësuar, rrezikohet rritja e borxhit publik

Publikuar më: 15:51 13-11-2018
Muajt e fundit qeveria po jep me koncension mirëmbajtjen dhe ndërtimin e disa akseve rrugore në Shqipëri. Por kjo politikë e maxhorancës por vlerësohet me nota kritike nga institucionet më të rëndësishme financiare të huaja. Ndërtimi i projekteve të mëdha rrugore nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik Privat po shihet nga BERZH si rrezik për rritjen e borxhit publik. 
 
Ky vlerësim është dhënë në raportin e tranzicionit të BERZH për vitin 2018-2019, ku problematike shihet dhe mënyra jo transpartente e lidhjes së këtyre kontratave mes qeverisë dhe kompanive private. 
Në raportin e BERZH po përmenden dy kontrata koncensionare miliona euroshe. Bëhet fjalë për kontratën prej 240 milionë euro me një kompani vendase për mirëmbajtjen e një pjese të Rrugës së Arbërit dhe kontrata tjetër prej 225.8 milionë euro për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Kashar-Thuman.
 
Për këtë skemë financimi për rrugët, BERZH ka cituar në raport edhe vërejtjet e FMN-së sa i përket potencialit për detyrime të fshehura për financat publike dhe faktin se projektet janë të bazuara në oferta të pakërkuara. Në këtë situatë BERZH për vitin 2019 rekomandon që projektet e infrastrukturës duhet të kryhen në mënyrë transparente dhe sipas rregullave e standardeve konkurruese e praktikave më të mira. 
 
Në kontekstin më të përgjithshëm BERZH ka vlerësuar se gjatë këtij viti ekonomia ka vazhduar të rritet dhe këtë parashikim e ka edhe për vitin e ardhshëm. 
Rrezik vijojnë të mbeten kreditë e këqija, që pavarsisht se kanë shënuar rënie, BERZH vlerëson se sërish janë më të larta në krahasim me vendet e rajonit. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502