INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrugët vrasin në Shqipëri, renditja e OBSH-së na 'gropos'

Rrugët vrasin në Shqipëri, renditja e OBSH-së na 'gropos'

Publikuar më: 15:03 09-12-2018

Rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës, së bashku me, Bosnjën dhe ish shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Shqipëria ka një performancë të keqe, me 13.6 viktima për 100 mijë banorë, duke u renditur në klasifikim e gjashta, pas Rusisë që kryeson, Armenisë, Bosnjes, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ndërsa sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në dhjetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, ndërsa më shumë se 80% janë për shkak të drejtuesve të mjetit.Në raportin e OBSH-së thuhet se rrugët e Rusisë janë më vdekjeprurëset në Europë, ndërsa Norvegjia dhe Zvicra kanë rrugët më të sigurta.

Duke analizuar të dhënat nga viti 2016, raporti nënvizon se gjatë vitit në Rusi ka më shumë se 20 mijë viktima si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa në Norvegji, në vitin 2016 ka pasur 135 viktima në aksidente rrugore.

Në Bashkimin Europian, vendet e bllokut lindor kanë rekordet më të këqija për aksidentet rrugore me viktima, krahasuar me Europën Perëndimore dhe atë Veriore.

Sipas OBSH-së, pasuria e një vendi luan rol kryesor në statistikat për Europën, që tregojnë se një person është 3 herë më i predispozuar të humbasë jetën në një aksident rrugor në një vend me të ardhura mesatare, sesa në një vend me të ardhura të larta.

Kjo, për shkak të një serie arsyesh, përfshirë ligjet më të dobëta mbi qarkullimin dhe infrastrukturën më të varfër.

ddd.PNG

222.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988