INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rrugëtimi i Shqipërisë në organizma / Nga Nato deri në Bashkimin Europian [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 13-12-2016

Por cila është rruga që ka kaluar Shqipëria për tu anëtarësuar në familjet e mëdha botërore? Nga anëtarësimi në Nato deri në përpjekjet për hyrjen në bashkimin europian ju sjellim disa detaje nga rrugetimi i vëndit tonë.

Shqipëria në Nato.

Që prej 7 vitesh Shqipëria është anëtare me te drejta te plota ne Aleancën e Atlantikut Verior. Në 7 prill të 2009-es për herë të parë flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve te tjerë te vendeve anëtare në selinë e NATO-s ne Bruksel, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit te atëhershëm Topi, dokumentin e anëtarësimit.

Procesi i liberalizimit të vizave.

Në mars 2008, u lançua dialogu për Liberalizimin e Vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Dhe në datë 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi regjimi i pa viza i lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës “Schengen”.

Integrimi në BE.

Samiti i Zagrebit i Nëntorit 2000, lançoi Procesin e Stabilizim-Asociimit për 5 vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë dhe Shqipërinë, marreveshje qe hyri ne fuqi më 1 prill 2009. Më 28 prill 2009, Shqipëria paraqiti në Këshillin e BE-së kërkesën për anëtarësim. Në datën 16 tetor 2013, u prezantua dhe Raport Progresi i fundit për Shqipërinë, si pjesë e Strategjisë së Zgjerimit 2013-2014. Komisioni përcaktoi 5 prioritete kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, me fokus luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

5 prioritetet kyç.

Reforma në administratën publike
Forcimi i pavarësisë së gjyqësorit
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit
Mbrojtja e të drejtave të njeriut
Respektimi i së drejtës së pronës

Marrja e Statusit të vendit kandidat.

Në datën 24 qershor 2014, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004